TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Shtator 2025, 16:21

Tre fqinjë, një frikë! Shqipëria degdiset në provinca…

Shkruar nga Pamfleti

Tre fqinjë, një frikë! Shqipëria degdiset në

Shqipëria do të përballet në datën 11 tetor me Serbinë, në Leskovac. Ndryshe nga sa ishte vendosur në fillim që ky takim të luhej në Beograd, Federata Serbe e Futbollit, ka vendosur të bëjë kërkesën për të ndryshuar stadium, në mënyrë që të jetë sa më e lehtë për të menaxhuar tifozerinë.

Vetë në deklaratën për shtyp, Federata njoftoi se një nga arsyet e këtij vendimi, është pikërisht situata e krijuar në tetorin e vitit 2014, kur tifozët hynë në fushë duke sjellë edhe ndërprerjen e ndeshjes si dhe humbjen në tavolinë 0-3. Por, për Shqipërinë kjo nuk është hera e parë që ndeshjen do ta luajë në stadiume më të vogla, si masë paraprake për tifozerinë.

Serbi-Shqipëri- Serbia ka vendosur të ndryshojë stadiumin, për shkak të problemeve të shkaktuara nga tifozëria serbe në ndeshje të ndryshme. Së fundmi, ndaj Anglisë u shkaktuan probleme dhe kore raciste e gjithashtu u hapën shumë pankarta me mesazhe politike nga tifozëria vendase, veprime për të cilat pritet që edhe nga UEFA të ketë një vendim, ku mbetet të shihet nëse do të ketë mbyllje stadiumi apo gjobë.

Maqedoni-Shqipëri- Në kualifikueset e Botërorit 2018, Shqipëria fitonte në Shkodër ndaj Maqedonisë, teksa në ndeshjen e kthimit, maqedonasit vendosën të mos luanin në Shkup. Frika e madhe se në stadium mund të kishte shumë tifozë shqiptarë, bëri që Federata Maqedonase ta degdiste Shqipërinë në një stadium të vogël, siç ishte ai i Strumicës me një kapacitet prej 9000 vendesh, ndryshe nga stadiumi i Shkupit, që ka një kapacitet shumë më të madh, që arrin në shifrën e 33 mijë vendeve. Pavarësisht ndryshimit të stadiumit, maqedonasit nuk arritën të shijonin fitore pasi takimi u mbyll 1-1, ku goli i barazimit për ta erdhi vetëm pak minuta para fundit.

Greqi-Shqipëri- Në vitin 2001, Greqia priste Shqipërinë në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2002. Asokohe, Greqia i zhvillonte ndeshjet në Athinë, në stadiumin olimpik “Spiros Louis”, por ndaj Shqipërisë vendosën që të luanin në Kretë, aty ku stadiumi ishte konsiderueshëm më i vogël se stadiumi i Athinës. Gjithashtu, përveç kapacitetit, një tjetër arsye ishte fakti se tribunat e stadiumit janë shumë pranë me fushën dhe diçka e tillë, mund të bëjë që trysnia e tifozërisë, të fuste nën presion kombëtaren e Shqipërisë. Ai takim mes dy skuadrave, mbyllej me fitoren e Greqisë me rezultatin 2-0./Panorama Sport

kombëtarja shqiptare fqinjët

Lini një Përgjigje