TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Shtator 2025, 15:13

Spanja kërcënon FIFA-n: Nuk marrim pjesë në Kupën e Botës nëse nuk përjashtohet Izraeli!

Shkruar nga Pamfleti

Spanja kërcënon FIFA-n: Nuk marrim pjesë në Kupën e

Qeveria e Spanjës ka sugjeruar largimin nga Botërori 2026, nëse Izraeli kualifikohet në fazën e grupeve. Situatë e pazakontë, që sjell kërcënim te FIFA.

Spanja është një ndër favoritët për të fituar trofeun më të rëndësishëm, ndërsa mendimi për t’u tërhequr lidhet me veprimet e Izraelit në Gaza. Dhe vetë kryeministri i Spanjës, Pedro Sançes, ka kërkuar përjashtimin e Izraelit nga kompeticionet e futbollit.

Kjo për shkak se kryeministri spanjoll pretendon se Izraeli duhet të trajtohet si Rusia, përsa i përket çështjes së luftës. Patxi Lopez i ka sugjeruar Qeverisë që të votojë për tërheqjen nga Botërori 2026, nëse Izraeli kualifikohet dhe ka mundësinë për të luajtur në grupe.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja dhe Meksika do të presin kompeticionin në verën e ardhshme. Dhe problemet nuk duken të pakta gjatë kësaj kohe

spanja kupa e botës

Lini një Përgjigje