TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Gusht 2024, 17:03

U ndëshkuan me të kuq në javën e parë, dënohen Zguro dhe Kordeiro; FSHF paralajmëron Partizanin, Tiranën dhe Laçin

Shkruar nga Pamfleti

U ndëshkuan me të kuq në javën e parë, dënohen

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF ka marrë vendimet e para të këtij sezoni pas përfundimit të javës së parë të Superiores. Tirana, Laçi e Partizani janë protagonistët e kësaj jave të parë, teksa janë paralajmëruar pas sjelljeve të gabuara të tifozërive përkatëse.

Vangjel Zguro i Partizanit dhe Melo i Laçit janë dënuar nga Disiplina me dy ndeshje pezullim për shkak të sjelljeve të tyre në ndeshjen e parë të kampionatit.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 23.08.2024:

1- KF Laçi, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.

2- KF Tirana, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.

3- Lojtari i KF Laci, ëilliam Cordeiro Melo për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4- KF Partizani, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.

5- Lojtari i KF Partizani, Vangjel Zguropër provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit Jozef Marashi të KF Vllaznia U-19 si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

7- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit Arkel Likaj të KF Vllaznia U-19 si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

8- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit Gerald Kubazi të KF Vllaznia U-19 si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

 

vangjel zguro uilliam kordeiro komisioni i disiplinës partizani laçi tirana

Lini një Përgjigje