
UEFA tashmë ka marrë vendimin për sfidën e prapambetur mes Kosovës dhe Izraelit, e cila është e vlefshme për kualifikueset e "EURO 2024". Kjo përballje është vendosur të zhvillohet më 12 nëntor në “Fadil Vokrri”.
Kjo do të thotë se në muajin e ardhshëm “Dardanët” do të duhet të luajnë 3 ndeshje për të mbyllur edhe kualifikueset e “EURO 2024”. Ndërkohë më 18 do të duelojnë në transfertë me Zvicrën, teksa më 21 do të presin Bjellorusinë në “Fadil Vokrri”.
Vjen të theksohet se ky duel u shty për shkak të ngjarjeve në të cilat është përfshirë Izraeli javët e fundit, teksa ndeshja ishte parashikuar të luhet më 15 tetor po në “Fadil Vokrri”. “Dardanët” ndodhen në grupin I, teksa mbajnë vendin e 4 me 7 pikë.
Three Israel national team matches have been rescheduled due to the security situation in the region.
— UEFA (@UEFA) October 24, 2023
One #EURO2024 qualifier and two #UWNL matches are affected, and will take place outside of the November international windows.
Full details: ⬇️
Lini një Përgjigje