TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Korrik 2025, 18:39

Sulmuesi 28-vjeçar arrin akordin me skuadrën e Rakov, kampionati polak kthehet në “modë” për futbollistët shqiptarë

Shkruar nga Pamfleti

Sulmuesi 28-vjeçar arrin akordin me skuadrën e Rakov, kampionati

Futbolli elitar polak, po kthehet në një destinacion të preferuar për futbollistët shqiptarë. I fundit që u transferua ishte mesfushori Lindon Selhai, teksa bëhet me dije që edhe sulmuesi shqiptar i Kosovës, Astrit Selmani, ka arritur akordin me skuadrën e Rakov.

Pas largimit nga Dinamo e Bukureshtit, Selmani është momentalisht lojtar i lirë, teksa skuadra e Rakov duket se do të jetë destinacioni i tij i radhës. 

Sulmuesi sezonin e kaluar zhvilloi 39 ndeshje, shënoi 14 gola dhe regjistroi shtatë asiste. Vlera e tij në sajtin “Transfermarkt” është 1.8 milionë euro, por transferimi te skuadra polake, do të ndodhë me parametra zero.

astrit selmani futbollisti shqiptar rakov kampionati polak

Lini një Përgjigje