TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Nëntor 2025, 17:05

Sulmuesi i Bajernit i pandalshëm në Gjermani, legjenda e Shqipërisë “lëviz çdo gurë” që 17-vjeçari të zgjedh kuqezinjtë

Shkruar nga Pamfleti

Sulmuesi i Bajernit i pandalshëm në Gjermani, legjenda e

Edhe pse është vetëm 17 vjeç, sulmuesi qendror Ylli Gashi luan me gjigantët e Bajernit të Mynihut U-19. Në 6 prezenca të kampionatit për këtë grupmoshë, Gashi ka 3 gola dhe 1 asist, talent me premisa të mëdha për t’u bërë yll botëror.

Legjenda e Shqipërisë, tashmë në pozitën e trajnerit të Kombëtares U-21, Alban Bushi është një admirues i lojtarit në fjalë.

Madje në një prononcim të fundit, Bushi ka ndërmarrë hapa konkret për të bindur Ylli Gashin, madje duke u shprehur se ai ka kontaktuar me personat që menaxhojnë talentin. Aktualisht Gashi bën pjesë te Gjermania U-17.    

ylli gashi sulmuesi shqiptar alban bushi

Lini një Përgjigje