TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Nëntor 2025, 16:00

Tirana prek fundin, bardheblutë mposhten nga Vora dhe pësojnë humbjen e 4 radhazi; miqtë në pozita komode

Shkruar nga Pamfleti

Tirana prek fundin, bardheblutë mposhten nga Vora dhe pësojnë

Tirana prek fundin. Bardheblutë nuk ngrenë kokë prej javësh dhe tashmë kanë pësuar humbjen e 4 radhazi në Abissnet Superiore.

Skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu është mposhtur me rezultatin e pastër 0-2 nga Vora në ndeshjen e vlefshme për javën e 11. Miqtë zhbllokuan ndeshjen në minutën e 11. Bardhi përfitoi nga përgjumja e kryeqytetasve, gjuajti me të djathtën drejt portës dhe mposhti Tafas.

Në minutën e 30, Lleshi shkaktoi faull ndaj Adeloje në zonë dhe arbitri dha penallti për Vorën. Në minutën e 32, Kasalla dyfishoi shifrat për të tijtë. Mesfushori nuk gaboi para portierit Tafas dhe tundi rrjetën për herë të parë në këtë sezon.

Në minutën e 60, gjeorgjiani i futur në pjesën e dytë, Tsotne Patsatsia, pretendoi për një penallti në zonë, për kontakt me Kasallën, por arbitri e ndëshkoi sulmuesin bardheblu me karton të verdhë për simulim.

Me këtë humbje, Tirana mban vendin e fundit në renditje me 6 pikë, ndërsa Vora renditet në vendin e 6 me 14 pikë. Javën e ardhshme, Tirana do të luajë në transfertë përballë Flamurtarit, në atë që konsiderohet “derbi” i mbijetesës, ndërsa Vora do të presë në shtëpi Teutën.

tirana vora abissnet superiore

Lini një Përgjigje