
Diar Vokrri ka vendosur të përfaqësojnë Shqipërinë në vazhdim. Për këtë u ftua nga Alban Bushi te përfaqësuesja U-21.
Trajneri i Kosovës U-21, Afrim Tovërlani ka shpërthyer ndaj Vokrrit. Kështu ka treguar prapaskena që sipas tij kanë ndodhur më parë në ekipin e tij.
“Diar Vokrri ka kërkuar vend të garantuar në formacion, gjë që s’ka gjasa as për të e as për ndonjë tjetër. Është e padrejtë të kushtëzohet fanela dardane. Ka thënë pse po e shtini Sadriun në vendin tim, a flitet kështu për bashkëlojtarin? Unë dhe të gjithë kemi vetëm vdekjen të garantuar, asgjë tjetër në këtë jetë!
I trajtoj të gjithë të barabartë, nuk bëj hile kurrë. Mund të gaboj, por jo me qëllim. Për mua primare janë rezultatet dhe fanela dardane. Menaxherët po i shkatërrojnë futbollistët për interesa personale. Në ndeshjen ndaj Turqisë, nga pesë rivënie anësore, katër ia mori arbitri sepse i ekzekutonte gabimisht!
Nëse Bushi ia garanton vendin, ja paftë hajrin, vetëm të mos kërkojë të kthehet te Dardanët, si shumë të tjerë viteve të fundit! I uroj suksese Diar Vokrrit”, u shpreh Afrim Tovërlani për “Dueli Sportiv”.
Lini një Përgjigje