TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Mars 2024, 20:56

Sulmuesi i harruar nga Silvinjo vazhdon të shënojë, vjen goli i dytë brenda javës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Sulmuesi i harruar nga Silvinjo vazhdon të shënojë, vjen goli i

Xhakomo Vrioni duket se e ka nisur mjaft mirë vitin 2024 duke u bërë protagonist me skuadrën e  Nju Inglënd në MLS. Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, ka shënuar sot golin e dytë të kësaj jave, këtë herë në ndeshjen ndaj Sinsinatit. 
 
Vrioni kishte shënuar në mesjavë në Champions Cup, Ligën e Kampioneve të Amerikës Qendrore dhe të Veriut, duke ndihmuar skuadrën të vazhdonte më tej në këtë turne. 

Sot, ai shkurtoi diferencën në 2-1 në takimin e MLS ndaj Sinsinatit, me një gol me “dhunë”, duke fituar topin në gjysmëfushën kundërshtare e duke shënuar me një gjuajtje në kufijtë e zonës. 

Ky ishte goli i parë i sezonit, në ndeshjen e tretë që sulmuesi shqiptar ka luajtur në këtë edicion me fanelën e ekipit të tij. 


 
 

xhakomo vrioni sulmuesi shqiptar

Lini një Përgjigje