
Sulmuesi 17-vjeçar Yll Gashi është një emër që ka qarkulluar shumë shpesh si në Federatën e Futbollit të Kosovës, ashtu edhe në të Shqipërisë kohët e fundit. Djaloshi ka përfaqësuar Gjermaninë në arenën ndërkombëtare, ndërsa po spikat me fanelën e Bajern Mynih ku luan me ekipin e të rinjve.
Gashi raportohet se ka vendosur të mos veshë më fanelën e Gjermanisë, teksa po planifikon t’i bashkohet Kosovës në të ardhmen. Por zërat për ndryshimin e ekipit përfaqësues, nuk kanë ndryshuar atë që di të bëjë Gashi më mirë në fushë, të shënojë.
Sot, sulmuesi i talentuar ka gjetur rrugën e rrjetës edhe në UEFA Youth League, në takimin që Bajerni i Mynihut luante në fushën e Arsenalit. Gashi ishte ai cili hapi serinë e golave në këtë ndeshje, teksa i vodhi një top mbrojtjes dhe më pas mposhti portierin e vendasve.
Ky ishte goli i parë i sfidës, ndërsa takimi u fitua në fund nga Arsenali me rezultatin 4-2.
Lini një Përgjigje