
Istanbulspor-Kashimpasha u përballën këtë të dielë për llogari të javës së 29 të Superligës turke.
25 minuta lojë i mjaftuan mesfushorit të përfaqësueses së Kosovës, Florian Loshajt për të zhbllokuar këtë takim.
Pas asitit të dhuruar nga Laurentino, Loshaj goditi me kokë dhe e dërgoi topin në fundin e rrjetës, duke zhbllokuar sfidën dhe duke u dhënë avantazhin vendasve.
Megjithatë në fund ishin miqtë ata që festuan me Kashimpasha që përmbysi rezultatin dhe mori 3 pikët nga kjo sfidë.
Lini një Përgjigje