
Ullverhempton mundi 2-1 Fullhemin, në ndeshjen e luajtur sot për Premier Ligë. Në pjesën e parë nuk pati gol, pavarësisht përpjekjeve nga të dyja skuadrat. “Ujqërit” realizuan dy herë në pjesën e dytë me Rajan Ait-Nuri dhe Semedo, për të futur në kasafortë 3 pikë shumë të rëndësishme.
Trajneri i mysafirëve, Marko Silva nuk e aktivizoi Brojën nga minuta e parë, por dha kontributin e tij prej minutës së 80. Sulmuesi shqiptar dha asist te goli i Ivobit, në fundin e sfidës. Broja është aktivizuar në 4 ndeshje deri më tani me fanelën e Fullhemit.
Lini një Përgjigje