TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Dhjetor 2023, 18:38

Nis operacioni “fshesa” te Manchester United, “Djajtë” nxitojnë të shesin 4 “yje” të ekipit

Shkruar nga Pamfleti

Nis operacioni “fshesa” te Manchester United,

Manchester Unitet po mendon të nisë një operacion “fshesë” për të spastruar disa lojtarë të cilët marrin rroga të majme dhe nuk kanë produktivitet në skuadër. Drejtori Sportiv i United, John Murtough është takuar në Rijad me drejtues të ndryshëm të klubeve arabe, pasi po kërkon blerës për disa prej lojtarëve të skuadrës.

Jadon Sancho, Casemiro, Raphael Varane e Anthony Martial janë në listën e “të përjashtuarve”, teksa kujtojmë se të katërt këta “yje” të futbollit botëror erdhën me goxha bujë, në “Old Trafford”, por duket se koha e tyre në Mançester, po shkon drejt fundit.

“Fantazisti” anglez i sulmit nuk arriti kurrë të përcillte “magjinë”, që tregonte te “verdhezinjtë” e Borussia Dortmund dhe shtuar këtu edhe mosmarrëveshjet me teknikun Ten Hag, të cilat e kanë lënë jashtë fushave, për më shumë se 2 muaj shtyjnë klubin të nxjerrin në shitje 24-vjeçarin, ku opsioni më i pëlqyer është rikthimi, në huazim, te Dortmund, mirëpo për të nuk mungojnë as ofertat në klube të tjera.

Në krahun tjetër, përsa i përket ish-“Galaktikëve” të Real Madrid, Casemiro e Raphael Varane, nuk mund të thuhet kurrësesi se zhgënjyen në “Old Trafford”, mirëpo mosha e madhe, me të dy  lojtarët që kanë kaluar të 30-tat dhe paga e madhe që marrin ka shtyrë drejtuesit e klubit, të nxjerrin në shitje dyshen e prapavijës, me shpresën e madhe, që pas tyre do të vihen “gjigantët” francezë të Paris Saint-Germain, me këta të fundit, që kanë jo pak nevojë për eksperiencë, në repartin e mbrojtjes e të mesfushës.

united ten hag

Lini një Përgjigje