TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Maj 2024, 19:14

Vëllezërit Shpendi sërish bashkë, binjakët do të luajnë sezonin e ardhshëm në Serinë B

Shkruar nga Pamfleti

Vëllezërit Shpendi sërish bashkë, binjakët do të

Dy vëllezërit Shpendi do të jenë sërish bashkë. Në fund të sezonit Stiven Shpendi do të kthehet te Çezena, e cila këtë vit u ringjit në Serinë B falë kontributit të jashtëzakonshëm të vëllait të tij binjak, Kristian. Sulmuesi i ekipit kombëtar Shpresa realizoi 20 gola këtë sezon në Serinë C me Çezenën, duke fituar edhe “Këpucën e Artë”.

Stiven Shpendi ishte i huazuar për një sezon tek Empoli. Pavarësisht se toskanët kërkojnë ta mbajnë për të paktën edhe një sezon, duket se Çezena nuk do ta huazojë më, sidomos nëse Empoli bie në Serinë B dhe kthehet në rival direkt. Gjatë sezonit të fundit qendërsulmuesi shqiptar me Empolin është aktivizuar në 11 ndeshje të Serisë A, shpesh duke u futur si zëvendësues, me një total prej 394 minutash. Në Kupën e Italisë është aktivizuar vetëm në një ndeshje.

Vlera e Stiven Shpendit aktualisht në merkato është 2 milionë euro, por qëllimi i Çezenës nuk është shitja. Së bashku me vëllain tjetër Kristian, Çezena synon të kthejë një sulm të frikshëm, me synim ngjitjen e në Serinë A. Të dy vëllezërit binjakë janë pjesë e ekipit kombëtar Shpresa, por nga 19 maji ata mbushin 21-vjeç dhe aventura me kuqezinjtë e Alban Bushit do të përfundojë. Gjithsesi, të dy janë nën vëzhgim nga stafi kuqezi për në Kombëtaren A.

kristian shpendi stiven shpendi sulmuesit shqiptarë

Lini një Përgjigje