
Maks Vershtapen vazhdon me dominimin e tij këtë sezon në Formula 1, me pilotin holandez që rrëmbeu “pole position” në provat zyrtare të Monte Karlos, duke lënë pas Fernando Alonson.
Holandezi u tregua vetëm 0.084 sekonda më i shpejtë se veterani spanjoll, për ta nisur i pari nesër Çmimin e Madh të Monakos.
Në vendin e tretë u rendit Sharl Lëklerk, ndërsa në të katërtin surpriza ishte Esteban Okon.
Kjo është hera e parë që Vershtapen siguron “pole” në këtë pistë. Surprizë koha e katërt e Esteban Okon (Alpine), që la pas spanjollin Karlos Sainz me Ferrari (i pesti) dhe britanikun Ljuis Hamilton me Mercedes (i gjashti). Në “top-10” u klasifikuan edhe Gasli, Rasëll, Tsunoda dhe Norris.
???? QUALIFYING CLASSIFICATION ????
— Formula 1 (@F1) May 27, 2023
And now, breathe. #MonacoGP #F1 pic.twitter.com/GRjqRPj4G6