
Vinicius Zhunior dhe Reali i Madridit nuk po gjejnë ende gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës, e cila skadon në qershorin e vitit 2027. Edhe pse të dyja palët kanë shprehur publikisht dëshirën për të vazhduar, firma ende nuk ka ardhur duke shtuar kështu gjithmonë e më shumë spekulimet për një largim të brazilianit nga Madridi.
“TBR Football” raporton se përveçse klubeve angleze, në garë për brazilianin duket se ka hyrë edhe Bajerni i Mynihut. Bavarezët janë gati ta bëjnë brazilianin transferimin e tyre më shtrenjtë në histori, duke tejkaluar dhe shumën e paguar për Herri Kejn, 95 milionë euro. Sipas raportimit në fjalë, Bajerni është gati të paguajë 100-110 milionë euro për Vinicius Zhunior.
Megjithatë, gara për transferimin e Vinicius Zhunior, nëse ai vendosë të largohet nga Reali i Madridit, do të jetë shumë e fortë, duke ditur interesin e madh të klubeve angleze si Mançester Siti, Mançester Junajtid dhe Çelsi, të cilat janë të gatshme të bëjnë “çmenduri” për yllin brazilian.
Lini një Përgjigje