Sport 3 Maj 2023, 17:59

Vizita në Arabinë Saudite i vendosi “vulën” të ardhmes së Mesir, argjentinasi vendos të largohet nga PSG në merkaton e verës

Shkruar nga Pamfleti

Vizita në Arabinë Saudite i vendosi “vulën” të

PSG-ja ka vendosur që të pezullojë Lionel Mesin me efekt të menjëhershëm, me një vendim që do jetë i vlefshëm për të paktën dy javët e ardhshme.

“RMC Sport” raporton se ekipi kampion i Francës e ka marrë vendimin pas udhëtimit të Mesit në Arabinë Saudite, udhëtim ky i cili nuk ishte autorizuar nga PSG-ja dhe që ka ndodhur në një kohë kur skuadra nuk është në pushim apo e tërhequr.

Kampi i Mesit tani po pret vetëm për komunikatën zyrtare të PSG për ta sqaruar situatën, ndërkohë ky pezullim do të thotë që Mesi nuk do të jetë i gatshëm për të luajtur për dy javët e ardhshme në kampionatin francez. Ndërkohë raportohet se ata kanë vendosur që "dënimit" ndaj kampionit të botës me Argjentinës t'i shtohet edhe mbajtja e një pjese të pagës. Mesi merr një pagë bruto prej 40.5 milionë euro në vit, e treta më e lartë në klub pas Nejmarit dhe Mbapesë, gati 3.3 milionë euro në muaj, megjithatë ende nuk dihet sa është "gjoba" e vendosur nga PSG-ja.

Menjëherë pas këtij lajmi ka qenë gazetari i njohur Fabrizio Romano, i cili përmes një postimi në Twitter bën me dije se Mesi do të largohet nga PSG-ja në fund të sezonit dhe për këtë nuk ka më dyshime. Siç në fakt është raportuar edhe nga disa media të tjera, argjentinasi nuk do rinovojë kontratën me ekipin parizien dhe po mendon opsione të tjera për të ardhmen e tij, teksa babai dhe njëkohësisht agjenti i lojtarit, Horge Mesi, ja ka komunikuar vendimin PSG-së gati një muaj më parë.

Kështu, me pezullimin ndaj argjentinasit dhe me vendimin për të mos rinovuar, kemi një "thyerje" totale mes Mesit dhe miliarderëve të PSG-së.

lionel mesi sulmuesi argjentinas psg