TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Tetor 2023, 20:45

“Vlerësoj shqiptarët”, Di Biaxho nuk mban lotët pasi dha dorëheqjen nga Dinamo: Ja çfarë më ka mësuar babai im

Shkruar nga Pamfleti

“Vlerësoj shqiptarët”, Di Biaxho nuk mban lotët pasi

Trajneri italian, Luixhi Di Biaxho, ka dhënë sot dorëheqjen nga Dinamo, duke i dhënë fund aventurës së tij në Shqipëri. Një aventurë të cilën duket se ai besonte se do të kishte sukses, pasi është shfaqur i emocionuar para kamerave duke u përlotur pasi bëri të ditur vendimin e tij 

Ju falënderoj sepse… (përlotet)… se këtu në Shqipëri jam ndjerë shumë mirë. Po emocionohem pasi në Shqipëri jam ndjerë më të vërtetë shumë mirë. 
 
Por pastaj ka gjëra që më ka mësuar babai im që vijnë para të tjerave. Ndaj vlerësoj shqiptarët se jam ndjerë më të vërtetë mirë dhe më vjen keq që nuk çova deri në fund këtë punë tek e cila kisha shumë besim”, tha Di Biaxho për “MCN” pas ndeshjes. 

luixhi di biaxho ish-trajneri i dinamos

Lini një Përgjigje