Sport22 Tetor 2023, 18:41

“Nuk e ofendova”, Murinjo sqaron debatin me trajnerin e Monzës: Më vjen keq që do të mungoj ndaj Interit

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk e ofendova”, Murinjo sqaron debatin me trajnerin e Monzës:

Trajneri i Romës, Zhoze Murinjo ka folur pas fitores me Monzën dhe për kartonin e kuq që e mori për shkak të një debati në fund të ndeshjes. Kështu ai do të mungojë në ndeshjen e së dielës kundër Interit, ish-skuadrës së tij. 

Më përjashtuan për heshtjen e pankinës së Monzas, por nuk ofendova askënd. Vitin e kaluar luajtëm një ndeshje të shkëlqyer në Monza dhe njerëz pa përvojë na thanë fjalë të këqija. Sot e vetmja stoli që bëri një shfaqje fantastike dhe i bëri presion arbitrit ishte e tyre. A jam penduar që nuk jam aty kundër Interit? Si të gjitha herët që nuk jam aty….”, u shpreh trajneri portugez. 

zhoze murinjo trajneri i romës