TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Tetor 2025, 21:06

Vllaznia i shkakton humbjen e parë Elbasanit, shkodranëve u mjafton një gol për të zbritur “tigrat verdheblu” nga froni

Shkruar nga Pamfleti

Vllaznia i shkakton humbjen e parë Elbasanit, shkodranëve u mjafton

Vllaznia ka dhënë sot një provë force, teksa ka mundur një rival direkt në renditje si Elbasani me shifrat 1-0.

Por më shumë se rezultati, ra në sy dominimi i shkodranëve, sidomos në pjesën e parë të takimit, ku ata krijuan lojë e raste të shumta, me shifrat që mund të ishin shumë më të thella në favor të tyre, pasi edhe goditën dy herë shtyllat e portës së Janaçek.

Zgjimi i "tigrave verdheblu" ishte shumë i vonuar, ndonëse verdheblutë u munduan në fund të vendosnin baraspeshën. Por shkodranët ia dolën me mjeshtëri të administronin minutat dhe morën tre pikët që i duheshin për të lënë pas rivalët direkt në renditjen e Superiores.

Pavarësisht përpjekjeve të të dy ekipeve, rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Vllaznia fiton 1-0 dhe merr e vetme kryesimin me 13 pikë, Elbasani ndjek në vendin e dytë me 11 pikë.

vllazni elbasani abissnet superiore

Lini një Përgjigje