
Sot u luajt sfida mes Lacios dhe Torinos që u mbyll në barazim 3-3. Ishte edhe si një derbi për dy lojtarë të Kombëtares, pasi Elseid Hysaj po luante titullar te Lacio dhe Kristjan Asllani për Torinon. Mungesë që dihej ishte ajo e Ardian Ismajlit, që qendron i dëmtuar.
Për ekipin e Lacios shënoi dy herë Kançelieri, ndërkohë që golin e tretë e shënoi Kataldi. Në krahun tjetër Torino gjeti rrugën e rrjetës me Simeone, Adams dhe Koko.
Pas këtij dueli, Lacio ngjitet në kuotën e 7 pikëve duke mbajtur vendin e 13. Në krahun tjetër me vetëm 5 pikë të grumbulluara, skuadra torineze mbetet në vendin e 16.
Lini një Përgjigje