TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Prill 2025, 17:33

Vllaznia rikthehet te fitorja, Teuta shtyn Laçin drejt Kategorisë së Parë, Partizani dhe Elbasani vazhdojnë luftën për “Final 4”

Shkruar nga Pamfleti

Vllaznia rikthehet te fitorja, Teuta shtyn Laçin drejt Kategorisë

Kanë përfunduar të gjitha sfidat e sotme të Superiores, të vlefshme për javën e 34. Në 5 ndeshjet e zhvilluara sot, u shënuan 8 gola, teksa kishte edhe surpriza.

Vllaznia është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa hera e fundit që kishte marrë 3 pikë ishte më 5 mars kur mposhti Partizanin.

Shkodranët triumfuan me 3 gola fantastikë kundër Dinamos. Goli i parë u shënua nga Qato duke e mbyllur në avantazh pjesën e parë për kuqeblutë. Ndërsa në pjesën e dytë realizoi talenti Dodaj dhe kapiteni Bekim Balaj, i cili nuk tundte rrjetën prej gati dy muajsh.

Me këtë fitore Vllaznia barazon me pikë Dinamon dhe i merr vendin e dytë, ndërsa blutë zbresin në të tretin.

Teuta ka marrë tre pikë shumë të rëndësishme në duelin ndaj Laçit, duke hedhur një hap shumë të sigurt drejt mbijetesës.

Në një ndeshje të barabartë, diferencën në fund e ka bërë një penallti e kontestuar e akorduar nga gjyqtari Barjamaj, me Llocin i cili nuk gaboi nga pika e bardhë për të shënuar golin e fitores.

Kështu, Teuta i largohet edhe më shumë zonës së ftohtë, ndërsa Laçi e sheh veten në fund, me shanse minimale tashmë për mbijetesën, pasi nuk është më gjithçka në dorën e kurbinasve.

Partizani ka mposhtur Egnatian me rezultatin 1-0 në “Arena e Demave”. Sfida e javës së 34 në Superiore u vendos nga goli i Kekos. Ky i fundit shënoi nga penalltia që fitoi Kote në pjesën e dytë. 

Sfidës nuk i mungoi tensioni, por në fund 3 pikët i buzëqeshën Partizanit. “Demat” mbeten në zonën e Final Four me 1 pikë më tepër se Elbasani.

Egnatia, pavarësisht formës së keqe në ndeshjet e fundit, vazhdon e pashqetësuar në vendin e parë. Skuadra e Tetovës numëron 3 pikë më tepër se Dinamo dhe Vllaznia.

Skënderbeu dhe Tirana e kanë mbyllur në barazim sfidën e vlefshme për javën e 34 të Superiores.

Dueli i zhvilluar në Korçë u mbyll me shifrat 1-1.

Një pjesë e parë ku vendasit dominuan totalisht, dhe shpëtimtari ishte portieri i bardhebluve Gentian Selmani, i cili bëri disa pritje vendimtare. Ai u mposht vetëm në minutën e 36 nga egjiptiani Nasr, i cili përfitoi nga gabim i Edison Kolës. Kështu u mbyll pjesa e parë.

Në të dytën gjithçka ishte shumë e vakët me raste pothuajse të pakta. E vetmja gjë që spikati ishte goli i Akileu Ndreca që shënoi në minutën e 53 nga goditja e dënimit.

tirana partizani teuta elbasani bylis dinamo

Lini një Përgjigje