TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Nëntor 2025, 17:03

YouTuber-i i njohur publikon fotot, Mesi takim “kokë më kokë” me Xhani Infantinon para Botërorit

Shkruar nga Pamfleti

YouTuber-i i njohur publikon fotot, Mesi takim “kokë më

Së fundmi disa foto të publikuara nga një “YouTuber” i njohur madrilen, që ka faqe futbolli, ka “tronditur” botën e futbollit. Rrjetet sociale kanë “shpërthyer”, pasi pretendohet se Lionel Mesi është takuar fshehurazi me zyrtarë të lartë të Katarit dhe presidentin e FIFA-s, Xhani Infantino, para fillimit të Botërorit 2022.

Në fotot e publikuara të cilat shiten si “ekskluzive” morën 5.8 milionë shikime në “Twitter”, duke ngritur shumë pikëpyetje dhe teori të shumta mbi Kupën e Botës 2022, ku Argjentina dhe Lionel Mesi ngritën lart këtë trofe.

Shihet që Mesi ndodhet në një ambient me një delegacion nga Katari dhe Infantinon dhe shumë përdorues e konsideruan si një takim “sekret” që ka ndikuar në Kupën e Botës 2022. Por këto imazhe pas rishikimit me imtësi nga specialist të fushës, kanë dalë në përfundimin se janë krijuar me “Inteligjenca Artificiale”. Gjë e cila iu jep fund “zhurmës” së krijuar në rrjet.

YouTuber-i i njohur publikon fotot, Mesi takim “kokë më

YouTuber-i i njohur publikon fotot, Mesi takim “kokë më

lionel mesi sulmuesi argjentinas xhani infantino presidenti i fifa-s

Lini një Përgjigje