TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Nëntor 2025, 13:32

UEFA i beson një rumuni ndeshjen Andorra - Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti

UEFA i beson një rumuni ndeshjen Andorra - Shqipëri

Rumuni Horatiu Mircea Fesnic do jetë arbitri kryesor i duelit Andorra - Shqipëri, i cili luhet më 13 nëntor dhe vlen për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026.

36-vjeçari është një arbitër me përvojë dhe do ndihmohet nga bashkëkombasit e tij, Valentin Avram, Alexandru Cerei dhe Rares Vidican. Në VAR do jenë Ovidiu Haţegan me ndihmës Adrian Costreie.

Horatiu Mircea Fesnic e nisi karrierën si futbollist, ku u aktivizua deri në moshën 19-vjeçare, për t'u fokusuar më pas te arbitrimi. Ai debutoi si arbitër kryesor në Rumani më 12 mars 2012 në moshën 22-vjeçare.

Në vjeshtën e vitit 2016 ai u përfshi në listën e FIFA-s si gjyqtar ndërkombëtar dhe i janë besuar disa ndeshje të rëndësishme. Së fundimi ai gjykoi në fazën e ligës të Europa League sfidat mes Utrecht - Lyon apo Stuttgart - Feyenoord. Ai njihet për lejimin e lojës së fortë dhe ka një mesatare të ulët të kartonëve të verdhë.

Sërish një arbitër rumun gjykon Kombëtaren, pasi edhe në fitoren 0-1 të Shqipërisë në Serbi, rumuni István Kovács ishte ai që gjykoi.

 

1 Komente

  1. T
    Tony

    Tani ia futem vehtes. Mojojeni se keta rumunet e sotem nuk jane pasardhesit e Dakeve vellezer me Iliret. Romaket i shfarosen e vendi u mbush me gabelet e Indise e na quajne ne Shqiptaret gabele. Jane breke e bythe me sllavet e serbet e ardhur ne Europe. Nuk them mufka por eshte e vertete.

    Lini një Përgjigje