
Premier Liga ka publikuar së fundmi kalendarin për sezonin e ri 2023-2024 dhe nuk mungon spektakli që në javën e parë.
Sfida hapëse do të jetë ajo mes Bërnlejt dhe Mançester Sitit më 11 gusht, ora 21:00. Kampionët e Anglisë do ta hapin sezonin e ri në transfertë përballë ish-kapitenit të tyre, Vinsent Kompani, i cili tashmë është trajneri i Bërnlejt, që e shpalli këtë të fundit kampion në Championship.
Nënkampionët e Arsenalit do të luajnë në shtëpi përballë Notinghem Forest, teksa sfida që do të spikasë më shumë është ajo mes Çelsit dhe Liverpulit.
Derbi i parë i sezonit do të jetë mes Arsenalit dhe Totenhemit më 26 shtator në “Emirates”, ndërsa Mançester Junajtid dhe Mançester Siti do të përplasin “brirët” më 28 tetor në “Old Trafford”.
JAVA 1
Bërnlej – Mançester Siti (11 gusht 21:00)
Arsenal – Notinghem Forest (12 gusht 13:30)
Bërnmuth – Uest Hem (12 gusht 16:00)
Brajton – Luton (12 gusht 16:00)
Everton – Fulhem (12 gusht 16:00)
Shefilld Junajtid – Kristal Palas (12 gusht 16:00)
Njukasëll – Aston Vila (12 gusht 18:30)
Brentford – Totenhem (13 gusht 15:00)
Çelsi – Liverpul (13 gusht 17:30)
Mançester Junajtid – Ullvërhempton (14 gusht 21:00)
???? #PLFixtures for the 2023/24 season have arrived!
— Premier League (@premierleague) June 15, 2023
Lini një Përgjigje