
Ballkani është mposhtur 1-2 në “Fadil Vokrri” nga Astana, në ndeshjen e Ligës së Konferencës, të vlefshme për raundin e 3 të fazës së grupeve.
Ndeshja nisi me ritëm të lartë, me të dyja skuadrat që po insistonin për të zhbllokuar takimin. Mysafirët nga Kazakistani u treguan cinikë që në fillim, teksa në rastin e parë serioz në minutën e 7, ia dolën të shënojnë në portën e Koliçit.
Pas golit të Jovançiç, të besuarit e Ilir Dajës reaguan shumë shpejt, për të vendosur ekuilibrat. Ishte kapiteni Edvin Kuç që ndezi atmosferën në stadium, me të pranishmit që me të drejtë mund të festonin lirisht. Në minutën e 23, Astana mori epërsinë pas një goli me kokë të Kuat.
Ekipi nga Suhareka rriti presionin, por prapavija kundërshtare ishte e pozicionuar mirë, duke mos lejuar shumë hapësira. Në minutën e 60, Berisha “flirtoi” me golin, por ishte portieri Kondriç që tha jo, me pritjen e tij. Në fund gëzon Astana, 3 pikë shumë të rëndësishme për ekipin kazak. Sa i takon renditjes, Ballkani është në vendin e 3 me 3 pikë, po aq sa ka Astana e vendit të fundit.
Lini një Përgjigje