TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Shtator 2025, 13:36

Zhegrova mund të startojë nga minuta e pare ndaj Atalantës

Shkruar nga Pamfleti

Zhegrova mund të startojë nga minuta e pare ndaj Atalantës

Gazeta e njohur italiane “Gazzetta dello Sport” raporton se një nga opsionet që po shqyrton trajneri i Juventusit për sfidën e së shtunës ndaj Atalantës është aktivizimi nga minuta e parë i Edon Zhegrovës.

Ndeshja zhvillohet në orën 18:00 në kuadër të javës së pestë të Serie A. Futbollisti kosovar deri më tani ka luajtur vetëm shtatë minuta për “Zonjën e Vjetër”, në ndeshjen ndaj Veronës.

Zhegrova mund të formojë një dyshe në sulm me Jonathan David, duke rikrijuar partneritetin e tyre të dikurshëm tek skuadra franceze Lille.

Lini një Përgjigje