
Futbolli anglez është në zi pas ndarjes nga jeta të ikonës së futbollit në ishull, Terri Venëbëlls në moshën 80-vjeçare.
Ish-futbollisti dhe trajneri legjendar i “Tre Luanëve”, i cili i udhëhoqi ata deri në finalen e"EURO 1996” humbi betejën me një sëmundje të rëndë që luftonte prej kohësh.
Si futbollist ai ka qenë pjesë e Çelsit, Totenhemit dhe QPR, ndërsa si trajner, përveç Anglisë, Venëbëlls ka drejtuar edhe Kristal Palas, Barcelonën, Totenhemin, Australinë dhe e mbylli me Lidsin në vitin 2002.
Fëmija i vetëm i një familjeje punëtore, ai u rrit me gjyshin e tij, i cili i kaloi dashurinë për futbollin. Ai la shkollën në verën e vitit 1957 dhe nënshkroi për Çelsin si nxënës. U bë profesionist në vitin 1960 dhe në të njëjtin vit mori pjesë me ekipin e Britanisë së Madhe në turneun e Lojërave Olimpike në Romë.
Ai ishte kapiteni dhe një nga faktorët kryesorë në sukseset e klubit në vitet 1960, duke fituar Kupën e Ligës më 1965, duke shënuar në finale kundër Leisterit. Por një incident me trajnerin e tij, Tomi Dohërti, bëri që ai të huazohej te Totenhemi për 80,000 stërlina në vitin 1966. Ai kishte bërë 202 paraqitje për Ç dhe kishte shënuar 26 gola. Luajti 115 ndeshje në ligë dhe shënoi 19 gola për Totenhemin, duke kulmuar me fitoren e Kupës FA të vitit 1967 ndaj klubit të tij të vjetër, Çelsit.
Në qershor 1969, ai u transferua te QPR për 70,000 stërlina, duke luajtur 179 ndeshje dhe duke shënuar 19 gola. Ai përfundimisht u transferua te Kristal Palas më 1974 për të njëjtën tarifë, por luajti vetëm 14 ndeshje për ta përpara se të bëhej trajneri i tyre në qershor 1976. Ai bëri 2 paraqitje për ekipin kombëtar të Anglisë, më 1964 dhe është futbollisti i parë që luan për Anglinë në të gjitha nivelet e pjesëmarrjes ndërkombëtare, si student, me ekipet kombëtare të të rinjve, në Olimpiadë, me shpresat dhe me ekipin e parë.
Ai filloi si trajner te Kristal Palas në 1974, si asistent i Malkolm Alison. Dy vjet më vonë ai e pasoi atë në pankinë, me Kristal Palas në Kategorinë e Tretë. Me sjelljen e lojtarëve të rinj, ai e bëri mediatik emrin Kristal Palas 'Ekipi i viteve 1980', duke treguar se ai kishte një të ardhme. Në tre sezone, ai e drejtoi skuadrën në dy ngjitje, në Divizionin e Parë Anglez. Pasuan katër vite në QPR. Në vitin 1980 me QPR në Kategorinë e Dytë, ai u promovua sërish dhe arriti në finalen e Kupës më 1982, por u mund nga Totenhemi.
Siç shkruante “Blessed Football”, fama dhe suksesi i tij u bënë pasaportë për të marrë drejtimin teknik të Barcelonës. Ai nënshkroi në vitin 1984, ku fitoi pseudonimin 'El Tel'. Zbatoi skemën 4-4-2, të preferuarën e tij dhe u përpoq të shfrytëzonte maksimalisht aftësitë e gjermanit Bernd Shuster. Në tre vjet në Katalonjë, ai fitoi një kampionat në vitin 1985, të parën në 11-vjet dhe një Kupë të Ligës më 1986. Në të njëjtin vit ai arriti edhe në finalen e Ligës së Kampionëve, por dështoi kundër Steauas së Bukureshtit, pasi u ndesh në ndeshjen e frikshme. Helmut Dukandam, i cili kapi katër penallti!
Në nëntor 1987, ai u kthye në Angli dhe mori drejtimin e Totenhemit, me të cilin fitoi FA Cup më 1991. Në të njëjtin vit ai u bë CEO i klubit londinez, nën kryesimin e Alan Shugar, i cili ndërpreu kontratën e Vënebëlls më 14 maj të 1993. Në vitin 1993, ekipi kombëtar po kërkonte një trajner të ri, pas dorëheqjes së Graham Tejlor, i cili nuk ishte në gjendje të drejtonte Anglinë në Kupën e Botës 1994. Venables nuk kishte një ekip në atë kohë, por FA besonte se ai ishte kandidati më i mirë për vendin vakant, pavarësisht kritikave që hasi FA më në fund...pa dëshirë e rekruton atë më 1994. Pika kryesore e karrierës së tij vjen gjatë "EURO 1996”, kur Anglia arrin në gjysmëfinale, duke humbur ndaj Gjermanisë me penallti. Në 23 ndeshje me Kombëtaren u mund vetëm në një takim, atë për vendin e 3, (1-4) nga Holanda. Pas ekipit të Anglisë, ai mbajti shumicën e aksioneve te Portsmuthi dhe drejtoi ekipin kombëtar australian, me të cilin luajti në finalen e Kupës së Konfederatave në vitin 1997. Ai u eliminua nga Kupa e Botës 1998, nga Irani, pavarësisht barazimit 1-1 në Teheran dhe kryesonin 2-0 në pjesën e parë të ndeshjes së dytë! Në vitin 2000 ai u bë asistent i Brajan Robson te Midëllsbrou.
Në vitin 2002 ai mori drejtimin e LLids Junajtid, nga i cili u largua në mars të vitit 2003. Në 2006 ai u bë asistent i Stiv Meklaren në ekipin kombëtar deri në shkarkimin e tij në nëntor 2007, pas eliminimit të Anglisë nga Kroacia për "EURO 2008”. Më 28 mars 2012 , ai iu bashkua klubit amator Uembli FC si këshilltar teknik.
Lini një Përgjigje