TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Maj 2026, 21:04

Zjarr në metronë e Mynihut, evakuohen 1000 tifozë para ndeshjes Bajern-PSG

Shkruar nga Pamfleti

Zjarr në metronë e Mynihut, evakuohen 1000 tifozë para ndeshjes

Rreth 1000 tifozë janë evakuuar nga një metro në Mynih, pasi një alarm zjarri u aktivizua gjatë udhëtimit të tyre drejt ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve mes Bajernit të Mynihut dhe PSG-së.

Policia e Mynihut njoftoi përmes një postimi në platformën X se ndërhyrja e zjarrfikësve në stacionin “Dietlindenstrasse” bëri të nevojshëm evakuimin e trenit, ku ndodheshin rreth 1,000 pasagjerë.

Autoritetet raportuan gjithashtu për ndërprerje të konsiderueshme të trafikut në zonë, ndërsa incidenti çoi në pezullimin e përkohshëm të linjës U6, e cila konsiderohet një nga lidhjet kryesore të transportit drejt stadiumit “Allianz Arena”.

Sipas informacioneve paraprake të publikuara nga gazeta gjermane “Bild”, alarmi i zjarrit dyshohet se u shkaktua nga një cigare elektronike. Për pasojë, treni u tërhoq nga shërbimi për arsye sigurie.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e incidentit.

metroja e mynihut tifozët

Lini një Përgjigje