TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Qershor 2023, 17:14

Zyrtarizohet rinovimi i Leaos me Milanin, portugezi jep mesazhin dhe poston me fanelën e re të kuqezinjve (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Zyrtarizohet rinovimi i Leaos me Milanin, portugezi jep mesazhin dhe poston me

Rafael Leao do të jetë pjesë e Milanit deri në vitin 2028. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një postimi në Twitter.

AC Milan është i kënaqur të njoftojë zgjatjen e kontratës së Rafael Aleksandre da Konseisao Leao deri më 30 qershor 2028. I mbërritur në verën e vitit 2019, Rafael ka luajtur gjithsej 162 ndehsje me kuqezinjtë, duke shënuar 41 gola dhe 29 asistime për kuqezinjtë si dhe u shpall në kampionatin italian si “Lojtari më i mirë i Serie A” sezonin e kaluar.

Pesë milionë rroga neto plus bonuse të rëndësishme dhe në kontratë ka edhe një klauzolë prej 175 milionë eurosh, e cila mund të aktivizohet vetëm në merkaton e verës dhe për pesëmbëdhjetë ditë.

Një rezultat i kënaqshëm për klubin, i cili gjeti ekuilibrin e duhur rreth njëzet ditë më parë si nga ana ekonomike ashtu edhe nga plani. Leao ka deklaruar gjithmonë se ndihet si në shtëpinë e tij.

Është e qartë se klubi kuqezi ka bërë një përpjekje të madhe financiare për të mbajtur në skuadër një nga lojtarët më të mirë në nivel europian.

Mesazhi i Leaos

Pas zyrtarizimit të rinovimit të kontratës, Rafael Leao nuk humbi kohë dhe shprehu të gjithë kënaqësinë e tij me një foto të postuar në profilin e tij në Instagram: “Më rri mirë”, mesazhi i sulmuesit portugez të Milanit me fanellën e re të kuqezinjve.

Zyrtarizohet rinovimi i Leaos me Milanin, portugezi jep mesazhin dhe poston me

rafael leao sulmuesi portugez milan

Lini një Përgjigje