
Një banderolë me mbishkrimin “Mitrovica është Shqipëri” është valëvitur në ndeshjen finale të Kupës së Shqipërisë Tirana-Egnatia në stadiumin “Air Albania”, ndeshje e cila u mbyll me rezultatin 0-1 në favor të ekipit rrogozhinas.


Tifozët shqiptarë kanë shprehur mbështetjen për Kosovën. Veriu po përballet me situatë të tensionuar ditët e fundit, në tre prej katër komunave, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç.


Protestuesit serbë po kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve shqiptarë në godina.
Situata në këto komuna është tensionuar që prej datës 26 maj, kur kryetarët e betuar kanë hyrë në zyrat e tyre të punës me ndihmën e Policisë së Kosovës. Protestuesit kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve.


Lini një Përgjigje