Sport 1 Qershor 2023, 21:45

Kupa e Shqipërisë/ Një penallti shkruan historinë për Egnatian, rrogozhinasit fitojnë trofeun e parë dhe nxjerrin duarbosh Tiranën nga “Elbasan Arena” (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Kupa e Shqipërisë/ Një penallti shkruan historinë për

Përfundon finalja e Kupës së Shqipërisë. Egnatia ka mposhtur Tiranën me rezultatin minimal 0-1 dhe ka fituar trofeun e parë në historinë e klubit. Heroi i rrogozhinasve ishte Xhekson me golin e realizuar në minutën e 114 të takimit. Lika priti penalltinë, por futbollisti më pas shtyu topin në rrjetë.

 


90 minutat e luajtura në “Elbasan Arena” përfunduan pa gola dhe ekipet iu drejtuan shtesave

Në minutën e 14, Tirana humbi shansin e artë për të kaluar në avnatazh. Ardit Hila në një pozicion mjaft të favorshëm, i gjendur përballë portierit Sherri goditi, por nuk gjeti katërkëndorin, me topin që preku pjesën e jashtme të shtyllës dhe shkon në fundore.


Në minutën e 24, bardheblutë mbetën me 10 lojatrë. Pas zhvillimit të një goditje dënimi, Berisha ndërhyri ndaj Xheksonit dhe për Jorgjin nuk pati dyshime, duke nxjerrë nga loja sulmuesin e Tiranës. As VAR-i nuk i ndryshoi situatën sulmuesit që la i dëshpëruar fushën.

Egnatia dhe Partizani do të përballesh pas disa javësh për të diskutuar trofeun e Superkupës së Shqipërisë.

tirana egnatia kupa e shqipërisë