Sporti, fushëbetejë e re ndërmjet Kosovës dhe Serbisë  - Bota
Bota10 Maj 2018, 18:33

Sporti, fushëbetejë e re ndërmjet Kosovës dhe Serbisë 

Shkruar nga Pamfleti
Sporti, fushëbetejë e re ndërmjet Kosovës dhe

Sporti, fushëbetejë e re ndërmjet Kosovës dhe Serbisë 

Sportistët e Kosovës në dy raste brenda këtij viti, nuk kanë arritur të marrin pjesë në gara me karakter ndërkombëtar, të cilat janë organizuar në Serbi, nën patronazhin e federatave përkatëse evropiane.

Ndeshja kualifikuese në kategorinë e femrave në grupmoshën nën 20-vjeç, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që ishte paraparë të mbahej më 23 mars në Beograd.

Këto ndeshje janë të vlefshme për Kampionatin Botëror të Hendbollit që do të mbahet në Hungari, por nuk është zhvilluar pasi që atë e kanë penguar autoritetet e Serbisë.

Së fundmi, përfaqësueses së Kosovës në Karate, dy herë radhazi i është ndaluar hyrja në Serbi nga autoritetet e këtij shteti, për të udhëtuar drejt Novi Sadit, ku do të mbahet Kampionati Evropian i Karatesë, prej 10 deri më 13 maj.

 

Rajoni fushëbeteja Kosove Serbi Sporti