Opozita, në qejf të vet/ Luli tek “gjiri” hollandezes, Mona tek gjiri(zi) Likes, Saliu tek Gjiri Lalzit - Showbiz
Showbiz14 Janar 2019, 19:47

Opozita, në qejf të vet/ Luli tek “gjiri” hollandezes, Mona tek gjiri(zi) Likes, Saliu tek Gjiri Lalzit

Shkruar nga Pamfleti
Opozita, në qejf të vet/ Luli tek “gjiri” hollandezes,

Opozita, në qejf të vet/ Luli tek “gjiri” hollandezes, Mona tek gjiri(zi) Likes, Saliu tek Gjiri Lalzit

Të vetmit, që presin mbështetje e zgjidhje hallesh në fundjavë, janë studentët, banorët e Unazës së Re, mësuesit që nuk kanë marrë akoma pagat e dhjetorit 2018, naftëtarët  dhe banorët e bllokuar nga dëbora, ndërsa shefat e opozitës, i kanë hipur makinave luksoze e janë nisur për relaks e qejfe, në sarajet e tyre me oxhakë e shërbëtorë, brenda dhe jashtë Shqipërisë

Në letra shtetërore, PD, LSI, PBDNJ e PR, quhen “Opozitë”, por në fakt janë “Pozitë”, mbasi udhëheqja e tyre, përbëhet nga kryetarë e deputetë, që pagat, makinat, privilegjet, shpërblimet dhe Statusin zyrtar, e kanë si udhëheqësit dhe deputetët e PS, madje edhe oligarkët, i kanë të përbashkët.

Siç ka treguar koha, Luli, Monika, Fatja dhe Dulja, nuk duan të vijnë në pushtet, për interesat e anëtarëve dhe militantëve të tyre, por për të qenë, “komandantët” e pasurive dhe financave kombëtare, të cilave, ua kanë parë hajrin në vitet e pushtetit bashkë dhe veç e veç, majtas-djathtas.

Prandaj, krerët e opzitës, politikën e quajnë biznes e jo bezdi, madje javët, muajt dhe vitet e saj, ata i kalojnë me llogje, qejfe, pushime të çdo stine, udhëtime brenda e jashtë Shqipërisë, wikende e relaks në çdo fundjavë, në vilat e dhe resortet e tyre, ose të oligarkëve, të cilët i mbështesin me ligje, VKM e koncesione.

Në një foto të publikuaur në “FB”, ish-kryeministri Sali Berisha, veshur me kostum sportiv si Edi Rama, u tregoi shqiptarëve, se ka shkuar me pushime fundjave, në vilën që i ka ndërtuar e falur vëllai i gruas, ku relaksohet me lexime e vrapime.

Ndërkohë, që këtë fundjavë, shefi real i opozitës, ka shkuar në Gjirin e Lalzit, burime nga SHQUP, thonë se kryetari zyrtar i PD, ka shkuar jashtë Shqipërisë, të qetësohet e ngrohet në “gjirin” e hollandezes, ndërsa shefja e LSI, ka shkuar të çlodhet e rikarikohet, në vilën 3 milionë euro, pranë “gjiri(zit) të Likes./Pamfleti

*Foto ilustruese

Funny Luli tek “gjiri” hollandezes Mona tek gjiri(zi) Likes në qejf të vet opozita Saliu tek Gjiri Lalzit