“Nuk shkoj në Rusi”, 4 herë kampioni i botës në Formula 1 del kundër: Njerëzit po vriten për arsye idiote - Sport
Sport24 Shkurt 2022, 19:00

“Nuk shkoj në Rusi”, 4 herë kampioni i botës në Formula 1 del kundër: Njerëzit po vriten për arsye idiote

Shkruar nga Pamfleti
“Nuk shkoj në Rusi”, 4 herë kampioni i botës në

“Nuk shkoj në Rusi”, 4 herë kampioni i botës në Formula 1 del kundër: Njerëzit po vriten për arsye idiote

Shumë persona të famshëm kanë reaguar në lidhje me luftën që po ndodh në Rusi. I fundit në radhë ka qenë katër herë kampioni i botës në Formula 1, Sebastian Vetel.

Gjermani ka folur rreth asaj që po ndodh dhe thotë se nuk dëshiron të shkojë në Rusi, duke ditur që një prej garave të sezonit zhvillohet atje.

“Në opinionin tim personal, u zgjova i shokuar pasi pashë lajmet e ditës së sotme. Mendoj që është e tmerrshme ajo që po ndodh. Nëse e shikoni kalendarin, ne kemi një garë në Rusi. Unë them se nuk duhet të shkoj. Mendoj që është e gabuar të garosh në atë vend. Më vjen keq për njerëzit e pafajshëm, të cilët u vranë për arsye idiote nga një qeveri e marrë.”

Vetel është i pari nga pilotët e Formula 1 që ka reaguar për luftën Rusi-Ukrainë.

Sport ish-kampioni i botës në Formula 1 Sebastian Vetel