“Abuzuesit e rrugës Korçë-Ersekë do t’i çojmë në SPAK”, Salianji: Balluku, tender 17 milionë euro shtesë - Politike
Politike 9 Maj 2022, 11:15

“Abuzuesit e rrugës Korçë-Ersekë do t’i çojmë në SPAK”, Salianji: Balluku, tender 17 milionë euro shtesë

Shkruar nga Pamfleti
“Abuzuesit e rrugës Korçë-Ersekë do t’i

“Abuzuesit e rrugës Korçë-Ersekë do t’i çojmë në SPAK”, Salianji: Balluku, tender 17 milionë euro shtesë

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka denoncuar një skandal sipas tij pasi prej 9 vjetësh rruga Korçë- Ersekë është e papërfunduar.

Duke rikujtuar një deklarate të ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, sipas cilës në Dhjetor të vitit të kaluar deklaroi se kishin përfunduar 91% e punimeve dhe tha se vetëm për pjesën e mbetur janë akorduar 17 milionë euro shtesë për 9% të punimeve.

“Dje në media është publikuar një investigim për të cilin unë kam çuar shkresa nëpër institucione dhe si deputet i qarkut të Korçës më duhet ta ndjek, rruga e cila është tenderuar në vitin 2013 Korçë- Ersekë prej 9 vitesh vazhdon të jetë e papërfunduar. Jo vetëm të jetë e papërfunduar, por nëse tenderimi për rrugën ka shkuar dhe ka qenë për lotin e dytë 19 milionë euro, në dhjetor ministrja ka thënë që 91% e punimeve ka përfunduar, ndërkohë që tani jepen 17 milionë euro në mënyrë abuzive për një segment të vogël rrugor dhe kështu po bëhet për çdo punë publike në këtë vend.

Këto janë skandale që do ti ndjekim unë i kam çuar shkesa institucioneve për këtë rast por edhe për rrugën Qukës- Qafë Plloçë dhe do të çojmë para institucioneve të drejtësisë personat përgjegjës që të mbajnë  përgjegjësi.”, deklaroi Salianji.

Politike Belinda Balluku Ervin Salianji PD