Aktualitet18 Shkurt 2024, 20:15

Shembja e segmentit rrugor Korçë-Ersekë; kallëzohen në SPAK, ARRSH dhe Bashkia Kolonjë

Shkruar nga Pamfleti

Shembja e segmentit rrugor Korçë-Ersekë; kallëzohen

Pas skandalit me shembjen e rrugës në segmentin Korçë-Ersekë, një padi është ngritur në SPAK për ARRSH-në dhe Bashkinë e Kolonjës...

Avokati korçar Esmerald Xhafa, ka ngritur sot një kallëzim penal në SPAK në lidhje me shembjen e aksit Korçë-Ersekë, pas shembjes së rrugës.

Sipas padisë të siguruar nga media, subjekt i padisë janë ARRSH, Bashkia e Kolonjës dhe Kompania që po kryen investimin, për veprat penale: “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Korrupsioni i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Mësohet se përveç projektit, Xhafa ka bashkangjitur dhe pamje filmik ku fakton punimet me cilësi të dobët dhe ndërtimin i cili është bërë ndryshe nga projekti.

Aktualisht, pas shembjes që pësoi në lotin e dytë, qytetarët nuk mund ta përdorin aksin. Ajo është e pakalueshme për shkak të çarjes së thellë të rrugës dhe rrëshqitjeve masive.

Shembja e segmentit rrugor Korçë-Ersekë; kallëzohen

 

arrsh spak bashkia kolonje korce erseke shembje