Largimi i forcës punëtore, Rama nuk mban përgjegjësi: Sipërmarrja private i ka bërë gropën vetes! - Politike
Politike17 Mars 2023, 11:45

Largimi i forcës punëtore, Rama nuk mban përgjegjësi: Sipërmarrja private i ka bërë gropën vetes!

Shkruar nga Pamfleti
Largimi i forcës punëtore, Rama nuk mban përgjegjësi:

Në një takim me sipërmarrjen private ku po diskutohen pagat, kreu i qeverisë thotë që po luftojnë për të ruajtur burimet njerëzore. Teksa përmend shprehjen “sapo e mësova gomarin pa ngrënë më ngordhi”, kërkon të tregojë se si po largohen forcat punëtore për shkak të mungesës së motivimit dhe mosrritjes së pagave.

Vendosëm të bëjmë këtë takim për një proces që dëshirojmë ta kthejmë në një dialog kombëtar me sipërmarrjen por edhe aktorët e tjerë dhe të gjithë shoqërinë sepse jemi në një udhëkryq shumë delikat dhe më në fund vetë sipërmarrja po e shikon gropën që i ka hapur vetes vit pas viti duke bërë atë që bëri ai që tha në fund, sapo e mësova gomarin pa ngrënë më ngordhi. Tani sipërmarrja po shikon që lufta për ruajtjen e burimeve njerëzore i ka hyrë brenda në territorin e vet. Tani po shikon se si po i ikin nga duart pikërisht ato forca pa të cilat sipërmarrja vdes, njerëzit. Tani të gjithë po e shohin se si shtetet më të zhvilluara janë futur me kokë për të zhvatur nga të munden burimet njerëzore të kujt munden. Nëse një punonjës apo një i ri ka mundësinë dhe perspektivën të paktën teorike që duke u larguar ta gjejë punën diku tjetër, sipërmarrja nuk ka ku shkon. Tani dilema e sipërmarrjes është të rrojë apo të vdesin”, tha Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se bizneset duhet të bëjnë më shumë për punonjësit shqiptarë për t’i mbajtur në vend duke shtuar se duhen vlerësuar si sytë e ballit.

Duhet ta vlerësojmë punonjësin shqiptar si sytë e ballit dhe ta ndihmojmë me çdo çmim. Nëse sot ka një problem dramatik gjithë industria e fasonëve është se nuk kanë menduar për këtë ditë. Dhe në këtë industri janë disa pionerë që kanë menduar por janë pak. Ata gratë që i kanë marrë që në ’90 dhe u kanë marrë shpirtin të shtunë dhe të dielën, iu ka ardhur mosha e pensionit. Nuk mund t’i zëvendësojnë me vajzat e TikTok-ut, që të vijnë në Kamëz apo Paskuqan ku janë industritë dhe të marrin makinën qepëse për 40 mijë lekë”, tha Rama.

largimi i forcës punëtore rama