Magji e zezë për Guardiolan, mallkimi do t’i japë këto pasoja… - Sport
Sport 7 Qershor 2018, 22:30

Magji e zezë për Guardiolan, mallkimi do t’i japë këto pasoja…

Shkruar nga Pamfleti
Magji e zezë për Guardiolan, mallkimi do t’i japë këto

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka marrë një “mallkim” të fortë nga Afrika. Tekniku spanjoll anashkaloi futbollisin Yaya Toure si te Barcelona dhe si te Manchester City. Kjo nuk i ka pëlqyer aspak lojtarit dhe menaxherit të tij. Shtatlarti sapo u largua nga gjigantët anglezë filloi me akuza të forta ndaj ish-teknikut: “Racist dhe nuk i pëlqen afrikanët”, – u shpreh ai. 

Menaxheri i lojtarit shkoi dhe më tej. Ai i bëri magji të zezë teknikut të Manchester City-t. “Pep, për atë që i bëre Yaya Toures, magjia e zezë afrikane do të mallkojë dhe nuk do të fitosh më asgjë në karrierë…”.

Ai nuk e lë me kaq, pasi vazhdon duke kërcënuar ashpër teknikun e kampionëve të Anglisë… “E mbani mend Bela Gutmanin? Benfika, pasi e hoqi, nuk fitoi më asgjë dhe mallkimi i finaleve të humbura vazhdon”, – përfundoi menaxheri. 

Sport Magji e zezë Pep Guardiola Yaya Toure