Kërkohej për trafik droge, Gjykata i hap rrugën ekstradimit në Spanjë të biznesmenit Nikolin Janina - Kronike
Kronike 8 Maj 2022, 13:04

Kërkohej për trafik droge, Gjykata i hap rrugën ekstradimit në Spanjë të biznesmenit Nikolin Janina

Shkruar nga Pamfleti
Kërkohej për trafik droge, Gjykata i hap rrugën ekstradimit

Kërkohej për trafik droge, Gjykata i hap rrugën ekstradimit në Spanjë të biznesmenit Nikolin Janina

Gjykata e Tiranës i ka hapur rrugën esktradimit në Spanjë të biznesmenit të hidrosanitareve, Nikolin Janina. Biznesmeni Janina do të qëndrojë 40 ditë në burg, deri në mbërritjen e dosjes nga autoritetet spanjolle.

56-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjyqësore në Spanjë, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për trafik droge.

Dyshohet se Janina trafikonte heroinë, morfinë e opium në vendet e BE-së si drejtues i një grupi kriminal. Biznesmeni ishte në hetim në nëntor të 2017 për pasurinë e tij nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Pronat e tij me vlerë 4 milionë euro u vendos të sekuestroheshin pasi nuk arrinte t’i justifikonte.

Ishte “koka” e grupit që trafikonte heroinë në Evropë, Gjykata vendos sot për ekstradimin e Nikolin Janinës në Spanjë

Kronike drogë ekstradim Nikolin Janina Spanjë trafik