Aktualitet20 Qershor 2023, 09:09

Nën akuzë për trafik droge, Gjykata vendos ekstradimin e biznesmenit Nikolin Janina në Spanjë

Shkruar nga Pamfleti

Nën akuzë për trafik droge, Gjykata vendos ekstradimin e

Biznesmeni Nikolin Janina, do ekstradohet drejt Spanjës, shtet në të cilin akuzohet për trafik narkotikësh.

Gjykata e Lartë ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, për bosin e kompanisë së pllakave “Porcelanosa”.

Në mars të këtij viti, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm rrëzoi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për lejimin e ekstradimit të tij, duke hequr njëkohësisht edhe masën e sigurisë që ishte në fuqi ndaj Janinës.

Pas këtij vendimi Prokuroria e Tiranës u drejtua me rekurs në Gjykatën e Lartë, ku anëtarja e kësaj gjykate Albana Boksi, vendosi rrëzimin e vendimit të Apelit. Janina u arrestua në Maj të vitit 2022, pasi Interpol Tirana kishte marrë një kartelë të kuqe me emrin e Nikolin Janinës.

Gjykata e shkallës së parë Tiranë kishte vendosur më herët që Janina të ekstradohej për në Spanjë, ku duhet të përballet me akuzat e trafikut të narkotikëve, por duke shfrytëzuar hapsirat ligjore ai fitoi lirinë me arsyetimin se kur është shpallur në kërkim Shqipëria nuk ka pasur marrveshje ekstradimi me Spanjën.

Kush është Nikolin Janina?

Nikolin Janina, biznesmeni shqiptar, i njohur si bosi i dyqanit të njohur Porcelanosa, me akuza si trafikant droge u arrestua më 6 maj në Shqipëri me qëllim ekstradimi në Spanjë. Ai akuzohet nga autoritetet spanjolle se ka qenë drejtues i një grupi kriminal me përbërje spanjollë dhe turq, të cilët trafikonin sasi të ndryshme heroine, morfinë dhe Opium në disa shtete të Europës.

Arrestimi është bërë për shkak se nuk ka shumë kohë që ka hyrë në fuqi marrëveshja e ekstradimit të Shqipërisë me Spanjën. Duke qenë se kjo marrëveshje nuk ekzistonte atëherë, edhe Janina rrinte i lirë në Shqipëri, ku i kishte shpëtuar disa herë gjykimit dhe sekuestrimit të pasurive. Dyqanet e materialeve të ndërtimit Porcelanosa janë të shtrira në gjithë Shqipërinë dhe për shumë vite kanë arreduar shtëpitë e luksit të Tiranës dhe Shqipërisë.

Pasuritë e sekuestruara fillimisht nga prokuroria që më pas u hoq

Apartament në Tiranë me vlerë 62 mijë 475 euro

Pasuria me nr.7/630+5-2 në Tiranë me vlerë 82 mijë euro

Pasuria me nr. 7630+5-3 në Tiranë me vlerë 196 mijë euro

Pasuria me nr7/630-G216 në Tiranë.

Pasuria me nr. nr7/630-G217 në Tiranë.

Sipërfaqe tokë kullotë 2000 m2 në “Amallol” Himarë blerë në 2013, 400.000 lekë

Sipërfaqe tokë kullotë 2000 m2 sërisht në të njëjtin vend blerë me 400.000 lekë.

Sipërfaqe tokë kullotë dhe pyll 10.000 m2 ndodhur në Dhërmi-Himarë blerë 2.270.000 lekë.

Sipërfaqe tokë ulli me 5000 m2 ndodhur në vendin e quajtur “Lera” Himarë blerë 1.100.000 lekë.

Tokë me sipërfaqe 6666.6 m2 ndodhur në Porto-Palermo blerë me 3.000.000 lekë.

Tokë me sipërfaqe 4375 m2 ndodhur në Dhërmi-Himarë blerë në 2013, kundrejt shifrës 993.625 lekë.

Pasuria me nr. 17/45+1-25 apartament në Vlorë

Pasuritë në Tiranë

Apartament në Tiranë me vlerë 62 mijë 475 euro

Pasuria me nr.7630+5-1 në Tiranë me vlerë 202 000 euro

Pasuria me nr.7/630+5-2 në Tiranë me vlerë 82 mijë euro

Pasuria me nr. 7630+5-3 në Tiranë me vlerë 196 mijë euro

Apartament në Tiranë me vlerë e blerë në vitin 1999 (Jo e sekuestruar)

Pasuria me nr7/630-G216 në Tiranë.

Pasuria me nr. nr7/630-G217 në Tiranë.

Pasuria me nr.324/3/1 është transkiptuar në favor të të tretëve tek Gerdi dhe Ledi Leka

Pasuria me nr.324/3/3 është transkiptuar në favor të tretëve në prill 2017 Gerdi dhe Ledi Leka

Pasuria me nr. 146/38+1-10 është transkiptuar në favor të të tretëve në datën 25 tetor 2016 në emër të Gerdi dhe Ledi Leka

Apartament me sipërfaqe 110.1 m2 blerë në 2013 kundrejt shumës 74.812 euro, në pronësi të Helidon Janina

Pasuria në Kavajë

Apartament me sipërfaqe 76.25 m2 në Kryemëdhenj. E fituar me leje legalizimi dhe më pas shitur Helidon Muça në vlerën 130 mijë euro.

Pasuritë në Vlorë

Sipërfaqe tokë kullotë 2000 m2 në “Amallol” Himarë blerë në 2013, 400.000 lekë

Sipërfaqe tokë kullotë 2000 m2 sërisht në të njëjtin vend blerë me 400.000 lekë

Sipërfaqe tokë kullotë dhe pyll 10.000 m2 ndodhur në Dhërmi-Himarë blerë 2.270.000 lekë

Sipërfaqe tokë ulli me 5000 m2 ndodhur në vendin e quajtur “Lera” Himarë blerë 1.100.000 lekë

Tokë me sipërfaqe 6666.6 m2 ndodhur në Porto-Palermo blerë me 3.000.000 lekë

Tokë me sipërfaqe 4375 m2 ndodhur në Dhërmi-Himarë blerë në 2013, kundrejt shifrës 993.625 lekë

Pasuria me nr. 17/45+1-25 apartament në Vlorë.

droge ekstradim nikolin janina spanje