Dyshimi se paratë ruse po ndihmojë Serbinë kundër Kosovës, Daçiç: Po të kisha para do loboja fuqishëm - Bota
Bota26 Shkurt 2019, 13:20

Dyshimi se paratë ruse po ndihmojë Serbinë kundër Kosovës, Daçiç: Po të kisha para do loboja fuqishëm

Shkruar nga Pamfleti
Dyshimi se paratë ruse po ndihmojë Serbinë kundër

Dyshimi se paratë ruse po ndihmojë Serbinë kundër Kosovës, Daçiç: Po të kisha para do loboja fuqishëm

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç i ka quajtur të pabaza deklaratat se me mbështetje nga paratë ruse po paguan shtetet që të tërheqin njohjet e pavarësisë së Kosovës.

Daçiç tha se nëse do kishte para, do të lobonte aq fort kundër Kosovës sa do të tërhiqej shpallja e Pavarësisë.

 “Nëse do të kisha para, Kosova do ta tërhiqte vendimin për pavarësi. Atyre u pengon që unë jam i vetmi ministër i jashtëm i Serbisë gjatë mandatit të cilit më shumë shtete kanë tërhequr njohjen se që i kanë njohur si shtet”, dekalroi Daçiç.

Ai madje akuzoi palën kosovare për blerje të njohjeve.

 “Kur ato shtete e kishin njohur Kosovën, nuk ishte problem, aso kohe nuk kishte korrupsion dhe nuk kërcënohej dialogu? Nuk po u shkojnë gjërat siç kanë menduar, çfarë t’u bëjë”, theksoi ai.

Rajoni Kosova paratë ruse Rusia Serbia