Protesta masive, kryeministri jep dorëheqjen - Bota
Bota23 Prill 2018, 14:42

Protesta masive, kryeministri jep dorëheqjen

Shkruar nga Pamfleti
Protesta masive, kryeministri jep dorëheqjen

Protesta masive, kryeministri jep dorëheqjen

Kryeministri armen, Serzh Sargsyan është detyruar të dorëhiqet, pas protestave masive 11-ditore kundër tij të zhvilluara nga mbështetës të opozitës, të cilët e akuzojnë atë për kapjen e pushtetit, pasi kishte shërbyer maksimumin e mundshëm 10-vjeçar si president.

“Protestat e rrugës janë kundër qenies time. Ndaj po iu përmbush kërkesën tuaj”, thuhet në deklaratën e publikuar prej tij.

Sargsyan u emërua kryeministër të martën e kaluar, pas dy mandateve radhazi si president. Njoftimi i tij erdhi pak pasi udhëheqësi i opozitës, Nikol Pashinyan u lirua nga burgu. Pashinyan u arrestua të dielën, pasi biseda televizive me Sargsyanin nuk arriti të zhvillohej.

Sikurse Pashinyan, edhe dy politikanëve të tjerë opozitarë dhe rreth 200 demonstruesve iu vunë prangat.

Në deklaratën e tij, të publikuar nga agjencia e lajmeve “Armen Press”, Sargsyan tha se “ai po iu adresohej të gjithë qytetarëve të Republikës së Armenisë…për herë të fundit si udhëheqës i vendit”.

Ai shtoi se “Nikol Pashinyan kishte të drejtë, ndërsa unë jo! Situata ka disa zgjidhje, por unë nuk do të studioj ndonjërën prej tyre. Nuk është detyra ime. Po largohem nga zyra e udhëheqësit të vendit, kryeministrit”

Bota kryeministri jep dorëheqjen Protesta masive