"Shaban Murseli duhet të arrestohet", Milaim Zeka bën deklaratën e fortë: E ka përzënë Liridonën nga shtëpia! - Kosova
Kosova11 Dhjetor 2023, 14:49

"Shaban Murseli duhet të arrestohet", Milaim Zeka bën deklaratën e fortë: E ka përzënë Liridonën nga shtëpia!

Shkruar nga Pamfleti
"Shaban Murseli duhet të arrestohet", Milaim Zeka bën
Milaim Zeka

Kanë kaluar thuajse dy javë nga vrasja e Liridona Ademajt por ende kjo ngjarje vijon të mbetet në vëmendje të publikut dhe çdo ditë ka detaje e zhvillime të reja.

Gazetari Milaim Zeka, duke folur për “Shqipëria LIVE”, ka zbuluar detaje të reja për marrëdhënien e Liridonës me familjen e Naimit. 

Ai ka thënë se ata kanë pasur konflikte, dhe duke iu referuar një deklarate ku Shaban Murseli shprehej se të ndjerën e kishte si vajzën e tij, ai tha se kjo është gënjeshtër. Ai u shpreh se e ka të regjistruar një bisedë ku provohet se e ka përzënë të birin dhe Liridonën nga shtëpia.

“Shaban Murseli duhet të arrestohet. Babai doli tha po ta dija e kisha vrarë me duart e mija për të birin, e pastaj e mbrojti duke thënë se e kishte takuar në burg dhe djali ishte i pafajshëm. Babai i Naimit ka gënjyer kur ka thënë që e kishte si vajzën e tij Liridonës. Kam infomracione të regjistruara nga familjarët e Liridonës, se babai i Naimit i kishte përzënë të dy nga shtëpia. Ata u shpërngulën në Gjermani nga Suedia. Ka shumë msitere”- tha Zeka.

shaban murseli milaim zeka