Simbolika e fshehtë e Edi Ramës dhe Alex Sorosit me kapotën bosh në vilën e Enverit - Editorial
Editorial26 Maj 2023, 09:59

Simbolika e fshehtë e Edi Ramës dhe Alex Sorosit me kapotën bosh në vilën e Enverit

Shkruar nga Pamfleti
Simbolika e fshehtë e Edi Ramës dhe Alex Sorosit me kapotën bosh
Alex Soros, Edi Rama dhe kapota e Enver Hoxhës

Çfarë ka ndodhur pas zgjedhjeve të 14 majit?

Prej ditës kur Edi Rama publikoi foton me Alex Soros-in në vilën e Enver Hoxhës, kanë shpërthyer variacionet mbi temën, kryesisht në aspektin konspirativ.

Rama, ka pozuar në një portmonto ku ishte varur një kapotë ushtarake, në një varëse të cilen kryeministri shqiptar e ka përqafuar me një dorë, ndërsa me tjetrën përqafonte Sorosin.

Simbolika e fshehtë e Edi Ramës dhe Alex Sorosit me kapotën bosh

Kjo foto më pas, në mënyrë virale ka nisur komentet për domethënien e mesazhit të fshehur në të. Konspiracionistët antisoroistë e kishin gati argumentin: Sipas tyre, Rama e Soros kanë nënkuptuar që kapota ishte bosh, për të mbajtur liderin e ardhshëm të opozitës, që duhet të jetë një njeri i lidhur me Sorosin.

E nuk kanë vonuar, në kapotë kanë montuar kokën e Adriatik Lapajt, aktivistit publik që e konsiderojnë si të lidhur me Sorosin.

Altin Goxhaj, një aktivist i lidhur me Berishën për ca kohë, por më pas i distancuar prej tij, e konsideron që Sorosi po krijon në laborator liderin e ri të opozitës. Ndërkaq, edhe Lulzim Basha në të shkuarën është akuzuar si i lidhur me Sorosin. Kjo jo vetëm për bursat që Basha ka marrë dikur nga fondacioni ‘Shoqëria e Hapur’, por edhe për takimin që Basha ka zhvilluar me George Sorosin në vitin 2015, kur ky i fundit ishte në Shqipëri për vizitë.

Por, e parë hollë, mesazhi i Ramës, nuk duket aq i lidhur me opozitën, po me oborrin e tij politik. Përpara se të takonte Edi Ramën, Alex Soros kaloi gjithë ditën me Erion Veliajn, kryetarin e bashkisë së Tiranës, i cili e quajti djalin e miliarderit amerikan si “vëlla”.

Ndërkaq Rama, në postimin e tij e quajti një “mik të ngushtë”, e nxori më pas fabulën e kapotës bosh.

Çfarë është ajo kapotë ushtarake e varur në sallonin e vilës 31 të Enver Hoxhës. Ku kryeministri pret shpesh miq ‘vip’ të ardhur nga jashtë? Sipas gjasave, ajo kapotë nuk është një rekuizitë e vendosur aty e palëvizshme, por sipas gjasave është përdorur si dekor nga Rama për foton në fjalë.

E nëse e përdor si dekor, përkthimi vlen si një sinal i koduar më shumë për Sorosin por edhe njerëzit që presin prej tij…

E në radhë të parë, ai mesazh duket se i është drejtuar Erion Veliajt, duke i thënë, se edhe pse ka një “vëlla” që kryeministri e ka mik, prapë në krahun e tij të majtë nuk ka njeri të dizenjuar, por një kapotë bosh.

Erion Veliaj në zgjedhjet e 14 majit, e ekzagjeroi gjithë arsenalin e tij mbështetës, duke ngritur këdo vip që kishte relacion për mbështetje, edhe pse të gjitha sondazhet i jepnin një fitore të lehtë.

Veliaj ka sforcuar stafin e PS-së në Tiranë për të fituar në një rezultat të thellë në Tiranë dhe të gjitha bashkitë e qarkut, ku është drejtues politik. Madje përfshiu edhe elementë të panevojshëm, çka në fund çoi një fitore me 60 mijë votues më shumë sesa Belind Këlliçi.

E pikërisht këtë shifër, Veliaj me stafin e tij mediatik e shpërndau në mënyrë progresive në media, duke e cilësuar si fitoren më të thellë nga PS në historinë e saj në kryeqytet. Pra ka guxuar të theksojë se ka fituar edhe më thellë se Edi Rama.

E pikërisht kjo fabul nuk është gjë tjetër, e bën ‘muu’ se përbën një mesazh të Erion Veliajt për t’i treguar Edi Ramës, se ai nuk është më “lali që ulet në stol”. Madje, e konsideron veten si pasardhësi legjitim i “mbretit”.

Çfarë ka ndodhur pas zgjedhjeve të 14 majit?

Edi Rama po shkon për të falendëruar zgjedhësit në të gjithë bashkitë e fituara, por në kryeqytet, turin e falënderimeve po e bën vetë Erioni. Pse kjo vetmi e tij, që është vënë re nga militantët e PS-së? Sipas të gjitha gjasat ky është një sinjal i qartë, i një zhvillimi të ri brenda PS-së. Zhvillim që natyrisht do të ketë pasoja të rëndësishme. Veliaj në këto zgjedhje ka dale më i fortë se “babai”, dhe ky nuk po e përgëzon për fitoren e thellë. Sipas gjasave pikërisht kjo mizanskenë është sinjali për kapotën bosh me Alex Sorosin. / Pamfleti

edi rama soros kapota simbolika e fshehtë