TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Gusht 2024, 07:21

Tërmet 5 ballë në Itali, epiqendra në Kalabri; lëkundjet ndihen edhe në Puglia

Shkruar nga Pamfleti

Tërmet 5 ballë në Itali, epiqendra në Kalabri;

Një tërmet me magnitudë 5.0 të shkallës Rihter është regjistruar në Itali.

Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti ka pasur një thellësi fokale 20 km dhe është regjistruar në provincën e Kozencës, Kalabri.

Tërmeti është  ndjerë edhe në Pulia .  

Aq shumë frikë kishte mes njerëzve sa ndjenë se toka u dridhej nën këmbë dhe të gjithë vrapuan të dilnin në rrugë, shkruan Corriere della Sera.

“Isha në rrugë. Në Kozencë tërmeti u ndje më pak i fortë se në pjesë të tjera të zonës. Nuk ka situata alarmante në qytetin tonë”, ka thënë  kryebashkiaku i Kozencës, Franz Caruso.

“E di që ka pasur situata paniku më të madha rreth Cosenza-s, por për momentin nuk ka situata alarmante”. shtoi ai.

Drejtori i Mbrojtjes Civile të Kalabrisë, Domenico Costarella, deklaroi se nuk ka dëme në njerëz apo matieriale. 

Tërmet 5 ballë në Itali, epiqendra në Kalabri;

Lini një Përgjigje