TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Tetor 2023, 22:56

“1 mijë euro taksë për mullarët dhe kasollet", Spahiu kundër ligjit për çmimin e referencës: Antiligjor dhe disproporcional!

Shkruar nga Pamfleti

“1 mijë euro taksë për mullarët dhe kasollet",

Juristi Kreshnik Spahiu deklaroi se ligji për çmimin e referencës është antiligjor dhe disproporcional. Në një intervistë për emisionin “Now” në “EuronewsAlbania”, Spahiu tha se asnjë vend të BE shtëpia që është në përdorim nuk taksohet me 15 për qind me çmimin e referencës, se nuk tatohet mbi fitimin.

Mbi fitimin taksohen me çmim reference objektet që janë blerë për biznese, kur ke një shtëpi të dytë apo një dyqan që e jep me qira dhe ti më pas e shet, atëherë taksa 15 për qind mund të funksionojë. Nëse shet shtëpinë tënde nga halli nuk taksohesh. Ajo që është për efekt fitimi, ajo taksohet. Nuk ka taksë më diskriminuese se sa të fusësh taksën e pronës në faturën e dritave. Në ligjin që do fusin në fuqi në 2026, oligarkët që kanë hotele me 5 yje përjashtohen nga taksa e pronës dhe stallat e lopëve dhe mullarët taksohen”,  tha Spahiu.

spahiu cmimi referencës

Lini një Përgjigje