TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Tetor 2023, 20:54

Skandali/ Mirela Kumbaro bllokon arrestimin e mjekes në Tepelenë, telefonata që ktheu pas grupin e gatshëm të policisë

Shkruar nga Pamfleti

Skandali/ Mirela Kumbaro bllokon arrestimin e mjekes në Tepelenë,

Kryeskandali në Spitalin e Tepelenës, u mbyll veçse me heqjen nga puna të mjekes Klodiana Gjonça e cila u kap me zë e figurë nga STOP teksa tregtonte barnat e destinuara për pacientët e Spitalit të Tepelenës.

Drejtoresha e këtij spitali ka urdhëruar ndërprerjen e kontratës së mjekes Gjonçaj dhe të kryeinfermieres vetëm me një motivacion qesharak duke i lënë korridor interpretimi të nesermen nga gjykata. Por ajo çfarë e thellon edhe më shumë skandalin është përfshirja në këtë aferë korruptive edhe të ministres së plehrave dhe turizmit Mirela Kumbaro.

Ministrja e plehrave, ka mësuar për procedimin penal dhe arrestimin nga Krimi Ekonomik i Policisë Vendore në Gjirokastër mesditën e sotme të Klodiana Gjonçaj dhe ka ndërhyrë urgjentisht tek drejtori i Policisë së Gjirokastrës Ardian Çipa, për të ndalur me urgjencë arrestimin e Gjonçajt. Si ushtar i bindur dhe sejmen lindur, kapterri Çipa ka dhënë urdhër togës që ishte nisur për të arrestuar Gjonçajn në Tepelenë, që të kthehej pas për të mospërmbushur urdhërin.

Dhe kështu ka ndodhur. Ish kryetarja e LSI në Tepelenë deri sa kjo forcë politike doli në opozitë, u shpëtua sot nga burgu falë ndërhyrjes politike të ministres së plehrave Mirela Kumbaro deputetja e Rilindjes së Qarkut të Gjirokastrës.

Pas një apelimi të thjeshtë në gjykatë, Klodiana Gjonça pritet të rikthehet si mjeke dhe kësisoj dhe të vijojë të shesë në farmacinë e saj ilaçet e destinuara për pacientet që trajtohen në spitalin publik./jugulajm

mirela kumbaro arrestim mjeke tepelene polici

Lini një Përgjigje