TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Maj 2025, 12:49

11 maji, 115 kallëzime për krimet zgjedhore; SPAK nis hetimet për 35 raste

Shkruar nga Pamfleti

11 maji, 115 kallëzime për krimet zgjedhore; SPAK nis hetimet për

Kur duhen edhe 5 ditë nga data e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, SPAK ka bërë të ditur numrin e kallëzimeve që janë depozituar në Prokurorinë Speciale, lidhur me krimet zgjedhore.

Referuar informacioneve zyrtare nga SPAK, deri në datën 5 maj, janë bërë 115 kallëzime, nga partitë politike, referime nga Policia e Shtetit, denoncime nga platforma online apo të iniciuara nga vetë SPAK.

Nga 115 kallëzime, për 35 raste SPAK njofton se ka nisur hetime.

Janë regjistruar 115 materiale kallëzuese, ku përfshihen:

•Kallëzime nga subjekte politike

• Referime nga Policia e Shtetit

• Të iniciuara kryesisht nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

• Denoncime nga Platforma Online

• Denoncime nga qytetarët

• Materialet kallëzuese nga subjektet politike janë 25.

• Në platormën online kanë mbërritur 35 materiale kallëzuese

• Janë regjistruar 35 procedime penale.

• Dhe nga këto procedime, 8 prej tyre janë të regjistruara kryesisht -  dmth të iniciuara nga SPAK.

Lini një Përgjigje