
Shqiptari është futur në grevë urie pasi kërkon zhvarrimin e trupit të djalit të tij Denis Ruçi dhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.
Ditën e sotme ka përfunduar në spital shqiptari Pano Ruçi, i cili prej 19 ditësh është në grevë urie para parlamentit të Athinës.
Autoritetet shëndetësore greke raportuan se Pano Ruçi ka humbur 10 kilogramë që prej ditës kur u fut në grevë urie. Mësohet se ai i është nënshtruar analizave dhe ekzaminimeve klinike, kardiologjike dhe patologjike
Pavarësisht se ditën e sotme përfundoi në spital, Pano Ruçi doli prej andej me vullnet të tij pasi refuzon shtrimin.
Mjekët thanë se pavarësisht rënies së rezistencës dhe humbjes në peshë, gjendja e tij shëndetësore nuk paraqet kërcënim real për jetën.
Pano Ruçi, i cili monitorohet çdo ditë nga një ekip mjekësh, ka një histori personale të hipertensionit, aritmisë kardiake etj.
Shqiptari është futur në grevë urie pasi kërkon zhvarrimin e trupit të djalit të tij Denis Ruçi,dhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.
Djali i Pano Ruçit është një nga 57 viktimat që humbën jetën në aksidentin tragjik hekurudhor në Tempi të Greqisë.
Lini një Përgjigje